16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Vendos KQZ-ja – Dënon Nismën, mbi 950 mijë euro për fushatën e zgjedhjeve lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka marrë vendim për ta gjobitur me 350 euro Nismën, pasi ky subjekt politik nuk e ka lajmëruar KQZ-në, për mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, raporton Ekonomia Online.

Yll Buleshkaj, nga Zyra për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, tha se kjo parti e ka dorëzuar dokumentacionin 20 ditë me vonesë.

“Do të përcaktojmë gjobë e që është 350 euro gjobë për subjektin politik që nuk është pjesë e Kuvendit të Kosovës. Zyra e ka njoftuar subjektin politik edhe 10 ditë pasi e kanë mbajtur Kuvendin Zgjedhor dhe dokumentet i kanë sjellë me 20 ditë vonesë. Kjo shumë duhet të sillet para certifikimit të partisë”.

KQZ-ja ka miratuar vendimin për kufizimin e shpenzimeve për subjektet politike për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Sipas vendimit të KQZ-së, kufizimi i sipërm i shpenzimeve është në shumën 950 mijë e 633 euro e 40 centë.

Vendimi i KQZ-së, mbështet në listën jopërfundimtare të votuesve, e cila sipas të dhënave të prezantuara nga KQZ-ja përmban 1 milion e 894 mijë e 254 votues.

Sipas rregullës së KQZ-së, kufizimi i shpenzimeve të fushatës për komunat të cilat kanë më shumë se pesë mijë votues është 0.5 euro për votues të regjistruar në komunën përkatëse, ndërsa për komunat të cilat kanë më pak se pesë mijë votues, subjekteve politike ju lejohet të shpenzojnë deri në 0,7 euro për votues të regjistruar në atë komunë

Më Shumë

Gjendet një mjet shpërthyes në fshatin Kijevë të Malishevës

Një mjet shpërthyes është gjetur në fshatin Kijevë të Malishevës. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë i cili ka thënë se derisa ishte...

Moti sot me shi

Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit të ndryshueshëm, të pranishme në pjesën dërrmuese të Kosovës...

Lajmet e Fundit