Rinovimi i Messit, Laporta jep përditësimet e fundit: Do të doja të na thoshte ‘po’ sa më herët

Gazeta katalunase, La Vanguardia, ka publikuar në intervistë me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, në të cilën ai ka dhënë përditësimet e fundit lidhur me të ardhmen e Lionel Messit.

Superyllit argjentinas i skadon kontrata më 30 qershor, ndërsa akoma nuk ka një marrëveshje me klubin për rinovimin e saj.

“Do të doja që Messi të na thoshte ‘po’ sa më herët që është e mundur. Ai do të na ndihmonte në çdo aspekt”, ka thënë Laporta duke shprehur besimin se 33-vjeçari do të vazhdojë të luajë në Camp Nou, sidomos tashmë kur Barca e ka transferuar Sergio Agueron, i cili po përpiqet ta bindë bashkëkombësin e tij për të qëndruar.

(Foto: Instagram/leomessi)

“Aguero po ndihmon. Ai i thotë secilën ditë (Messit) që të qëndrojë… Unë i jam mirënjohës atij (Messit) për dëshirën që ka shprehur për të qëndruar”, ka shtuar kreu u Blaugranëve.

Më tej, presidenti ka theksuar se klubi do të transferojë edhe emra të tjera – “tre ose katër transferime të tjera” këtë verë. (Intervista është bërë para nënshkrimit të Memphis Depay, i cili u zyrtarizuar të shtunën). /Telegrafi/

(Foto: Instagram/leomessi)

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Lajmet e Fundit