2 C
Prizren
E hënë, 19 Janar, 2026

Çka do të ndodhë sot në Prizren dhe Rahovec

Ngjarjet e ditës së sotme.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Islam Thaqi do të vizitojnë objektin e Shtëpisë për të Moshuar në lagjen “Dardania”, si dhe objektin e Qëndrimit Ditor në lagjen “Terzimahallë”, për të parë nga afër punimet që po realizohen për ndërtimin e këtyre objekteve.

Aktiviteti do të mbahet në ora 11:30, ndërkaq për shkak të distancës nga qyteti do të ketë transport të organizuara nga ana e Komunës. Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, në ora 11:15.

Në orën 10:00: Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor organizon debat publik për “Draft – Rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike për parkim dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë jo të rregullt  si dhe organizimin e vendparkingjeve private në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, Prizren)

Në orën: 11:00: Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi mban takimin e parë  publik me qytetarë për punën në gjashtë (6) mujorin e vitit 2021. (Salla e Kuvendit komunal

Më Shumë

Iu hoqën afër 2 mijë vota pas rinumërimit, reagon kandidatja e PDK-së: Krim, e pafalshme – u bë pa dijeninë time

Kandidatja e PDK-së për deputete, Luljeta Veselaj Gutaj tha se i është cenuar integriteti dhe kërkoi që “të papërgjegjshmit të vihen para drejtësisë”, pasi...

Jetëshkrim për nënën time

Nga Murat Gashi Kur erdha në këtë botë, vetëm qaja me lot.Nuk dija asgjë — qaja si çdo fëmijë që sapo njeh frymën e parë.Por...

Lajmet e Fundit