Vite apo vjet? Ja si duhet t’i shkruajmë saktë

Cila është forma e saktë e shumësit të emrit “vit”: “vite” apo “vjet”?
Si ta shkruajmë dhe përdorim saktë këtë emër në numrin shumës?

Shumë herë na ndodh që të pyesim veten pse emri “vit” ka dy forma shumësi ose cila është forma e saktë e shumësit të tij dhe si ta përdorim drejt këtë emër në numrin shumës. Edhe për këtë gramatika e gjuhës shqipe na ka dhënë një përgjigje.

Atëherë, të dyja format e shumësit të emrit “vit”: “vjet” dhe “vite”, janë të sakta. Por ka një rregull se kur përdoret njëra formë e kur përdoret tjetra.

1) Përdoret forma e shumësit “VJET”, kur ky emër në shumës ka përpara një numëror ose një përcaktor. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar 5 vjet që atëherë! (numërori 5 gjendet para emrit në shumës “vjet”) Për shumë vjet gëzuar! (këtu përcaktori “shumë” gjendet përpara.)

2) Përdoret forma e shumësit “VITE”, kur ky emër shoqërohet me dy përcaktorë njëherësh ose nga asnjëri prej tyre. Dhe kemi p.sh.: Kanë kaluar pesë vite të mrekullueshme. (Ka edhe numërorin para, edhe mbiemrin pas: “5” dhe “të mrekullueshme”).

KUJDES! Forma e shumësit “vite”, ndryshe nga forma “vjet”, i merr përcaktorët në gjininë femërore, duke qenë se e formon shumësin me -e dhe është emër i dygjinishëm, ndryshe nga trajta “vjet” Pra, kemi: “Vite të mrekullueshme” dhe jo “Vite të mrekullueshëm”.

Përgatiti: S.A.

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit