16 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Kjo është pasuria e Memli Krasniqit

Memli Krasniqi sot është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me shumicën e votave të delegatëve. Por, sa është pasuria e tij?

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë të publikuar nga Agjencia Kundër Korripsionit, Krasniqi ka deklaruar se posedon një apartment me sipërfaqe 105 metra katrorë, që thotë se kushton 100 mijë euro. Këtë apartment, ai ka deklaruar se e ka blerë nga shitja e apartmentit paraprak dhe kursimet.

Përveç këtij apartment, ai ka deklaruar edhe një shtëpi në vlerë 155 mijë euro, që thotë se është në pronësi të përbashkët.

Tek pasuritë e luajtshme, ai ka deklaruar një bibiliotekë personale në vlerë 12 mijë e 500 euro, piktura dhe vepra arti në vlerë 6 mijë euro dhe një veturë të bashkëshortes në vlerë 25 mijë euro.

Krasniqi posedon edhe aksione në një kompani. Ai ka 35 përqind të aksioneve, në vlerë 5 mijë euro.

Shuma e parave të gatshme që ka nëpër banka sillet rreth 7 mijë e 500 euro, derisa ka borxhe në vlerë 95 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Krasniqit sillen rreth 31 mijë euro, të cilat i merr nga Kuvendi i Kosovës.

Në fund të deklarimit, Krasniqi ka treguar se posedon edhe disa lloje të kriptovalutave.

“Ne pajtim me pergjigjjen e marre nga AKK per deklarimin e “kripto-valutave” ju njoftoj se une posedoj sasine dhe llojet e te njejtave, si vijon: 1.5 BTC, 100 ETH, 100 BNB, 400 DOT, 1000 ETC, 50 LTC, 500 CAKE, 300 LINK, 50 EGLS, 10000 XRP, 20 XMR, 1000 XTZ, 4000 BAKE, 500 QTUM, 20 DASH, 10000 XLM, 10000 MATIC, 2500 IOTA, 1000 CRV, 50000 TRX, 250 SNTVT, 20 ZEC, 100 UNI, 4000 NËC, 2000 ALGO, 500 EOS, 30 BLZD, 20000 RSR, 200 HYPR, 500 SXP, 20 ACS, 1000 ALLOY, 200 SLME, 2000 POËR, 20000 XVG”, thuhet në deklarim.

Më Shumë

Hamami dhe Sahat Kulla në Prizren: Një përzierje unike e arkitekturës dhe historisë

Muzeu Arkeologjik është vendosur në hapësirat e hamamit, të ndërtuar në fundin e shekullit XV, respektivisht në vitin 1498. Ndërtuesi i këtij hamami supozohet të...

Fundjava shënon fluksin më të madh në Pikën Kufitare të Morinës, mbërrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares Shqiptare

Fundjava ka sjellë fluksin më të madh të lëvizjeve në Pikën Kufitare të Morinës për këtë sezon veror, me rreth 56 mijë qytetarë që...

Lajmet e Fundit