1.4 C
Prizren
E shtunë, 11 Janar, 2025

Mosmarrëveshje mes Duda Baljes e Emilija Rexhepit, përfshihet edhe Policia në Prizren

Më 11 korrik, në 26-vjetorin e gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, bashkë me bashkëpartiakët e saj, ka vendosur në Prizren, një pllakë përkujtimore për viktimat e masakrës së Srebrenicës. Por para se të vendosej kjo pllakë, pati mospajtime mes Baljes dhe zv/kryeministres Emilija Rexhepit. E kjo e fundit pati një polemikë edhe me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Për të mësuar se si ndodhi ngjarja, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Baljen dhe Rexhepin, të cilat kanë dhënë versionet e tyre për këtë rast.

Balje thotë se njerëzit e Emilijas e ftuan Policinë e Kosovës, pasi siç thotë ajo mendonin se nuk kishin leje për ta vendosur këtë pllakë.

“Unë nuk kam takuar atë ditë Emiljan personalisht. Njerëzit e saj kanë qenë atje dhe më kanë thënë që nëse nuk keni leje, nuk mund ta vendosni pllakën dhe më pas e kanë thirrë policinë. Na kemi pasur leje, unë s’jam budalla që me vendos pllaka pa leje. Kur Policia e njerëzit e saj e kanë parë që kemi leje, janë largu”, tha Balje për Sinjalin.

Por para se Policia e “njerëzit e Emilijas” të largohen, kjo e fundit kishte pasur një debat me kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskukën lidhur me vendin që ishte caktuar të vendosej kjo pllakë.

Madje Rexhepi e quan të jashtëligjshëm vendimin e Haskukës për dhënien e lejes që pllaka “Lulja e Kujtimeve” të vendoset në qendrën e Boshnjakëve.

“Me bë një statujë a pllakë, procedurat duhet të kalojnë nëpër shumë hallka, pra ka procedura përmes komunës, Kuvendit e shumë institucioneve. Pra duhet pëlqim nga të gjithë. A din, desh jom tranu kur i kom pa. Çka ka bë kryetari Haskuka është e jashtëligjshme. Por nuk mund të reagoj kur është çështja për Srebrenicë. As nuk ka pasur të bëjë kjo çëshjte me prishjen e koalicionit, nuk është morale e as humane. Unë nuk munda të reagoj atë ditë, në përvjetorin e Srebrenicës. Nuk kam bërë zhurmë atë ditë. Unë i kom thënë kryetarit kujdes, gjejeni një vend tjetër për atë pllakë përkujtimore. Kryetari më tha unë i kom dhënë leje, sepse i kam caktuar disa vende, por më mirë është aty në qendrën e boshnjakëve. Atëherë i thashë bëni çka të doni, unë nuk du me reagu”, tha Rexhepi për Sinjalin.

E sa i përket deklaratës së Baljes, se njerëzit e saj ia kanë ftuar Policinë, Rexhepi e akuzon atë duke thënë se “po do me qenë nëpër media palidhje, ajo do veç me bë zhurmë.”

Më Shumë

Policia shqiptoi 2051 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 2051 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Muharremaj thotë se në Suharekë ka ari të tokës që kushton 22 mijë euro

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se vlera e tokave në komunë ka shënuar rritje të jashtëzakonshme,...

Lajmet e Fundit