Sarri i jep edhe një mundësi Muriqit

Verën e kaluar Lazio shpenzoi një shumë të konsiderueshme parash për shërbimet e Vedat Muriqit, por paraqitjet e tij nuk ishin në nivelin e duhur. 27-vjeçari bëri 34 paraqitje për klubin romak në sezonin e kaluar, ku shënoi vetëm dy gola.

Klubi i Serisë A e bleu Muriqin për të shënuar gola si zëvendësues i Ciro Immobile, por kjo nuk ndodhi. Përveç kësaj, për t’i bërë gjërat edhe më keq, vlera e transferimit të sulmuesit tani ka rënë në rreth vetëm 9 milionë euro, shumë larg asaj që Lazio pagoi për ta blerë atë e që ishte 18.5 milionë euro. Ishte një sezon për t’u harruar për Muriqin dhe largimi i tij nga Lazio nuk përjashtohet.

Sidoqoftë, trajneri i ri Maurizio Sarri dëshiron t’i japë çdo lojtari në skuadër një mundësi për t’u dëshmuar në stërvitjet parasezonale. Sipas gazetarit turk Yag?z Sabuncuoglu, Sarri ka ftuar Muriqin të marrë pjesë në kampin përgatitor për sezonin e ardhshëm dhe varësisht nga paraqitjet e tij do të vendosë nëse qëndron ose largohet.

Muajin e kaluar doli një raport që thoshte se Eintracht Frankfurt, Borussia Monchengladbach dhe Fenerbahçe kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit nga Kosova.

Më Shumë

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit