Komuna e Rahovecit e shpall qytetar nderi Qemal Minxhozin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se Minxhozi është një person i cili ka punuar shumë për qytetarët e këtij qyteti duke e falënderuar atë.

“Në Krushë të Madhe kemi një fabrikë moderne për përpunimin e perimeve, ku e drejtojnë dhe punojnë gratë e kësaj ane. Ndihma konkrete që ambasadori Minxhozi dha për ngritjen e kësaj fabrike do të shënohet me shkronja të arta në historinë e Komunës së Rahovecit, ndërsa emri i tij do të mbahet mend gjatë”,ka thënë Latifi në Kuvendin Komunal sot.

Minxhozi e falënderoi Latifin për çmimin që i dhanë duke thënë se që nga dita e parë si ambasadorë është munduar të përçojë mesazhë vëllazërimi.

“Fjala ambasador në një vend të huaj, është diçka shumë e madhe, sepse je përfaqësues i shtetit të popullit të atij vendi ku shkon. Ndërsa ambasador i Shqipërisë në Kosovë, për mendimin tim nuk duhet të ishte e nevojshme për të qenë fare, por historia kështu e solli që edhe unë të jem ambasador si gjithë të tjerët dhe jam munduar që nga dita e parë, të përçoj disa mesazhe jo thjeshtë vëllazërimi sepse ne jemi vëllezër, ne jemi një gjak, ne jemi një komb, por çfarë mund të bëjmë për këta njerëz që të mund të bashkohemi edhe më tepër”, ka thënë Minxhozi,

Më Shumë

Zafir Berisha: Elbasan Shoshaj la gjurmë në rrugëtimin drejt lirisë së Kosovës

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit, Elbasan Shoshaj, duke e vlerësuar si një veprimtar...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit