Veprimtari dhe atdhetari Ukë Bytyçi dekorohet me mirënjohjen “Ora e Presidentit”

 

Mirënjohjen e ndau nënkryetari i LDK-së, Anton Quni dhe sekretari i përgjithshëm, Imri Ahmeti.

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një postimi në Facebook njoftoi se kjo mirënjohje, Bytyçit iu nda për aktivitetin e tij politik dhe patriotik.

“Ukë Bytyçi ishte një ndër figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai me vullnetin dhe përkushtimin e pashoq kontribuoi në krijimin e një kulture qeverisëse demokratike në nivel lokal, si kryetar i Suharekës. Ukë Bytyçi i dha shumë vendelindjes së tij, prandaj sot LDK Dega në Gjermani vendosi që mirënjohja “Ora e Presidentit”, t’i takoj familjes së Ukë Bytyçit”, thuhet në njoftim.

Tutje, në shkrimin e tyre thuhet se ky çmim tashmë është tradicional dhe është themeluar më 24 maj, atëherë kur edhe u mbajtën zgjedhjet e para të lira dhe demokratike.

 

Më Shumë

Nis sot verifikimi dhe numërimi i votave për kandidatët për deputetë në 38 QKN

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot nis procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimit të votave për kandidatët...

Sulmohet një autobus me armë zjarri në Malishevë, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri. Rastin e ka...

Lajmet e Fundit