Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia e Kosovës dje rreth orës 23:40 në Prizren ka arrestuar personin me inicialet B.K., pasi i njëjti ishte në listën e personave të kërkuar nga policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të kërkuarit është bërë në një pikë kontrolli gjatë zbatimit të masave antiCOVID.

33-vjeçari kërkohej në bazë të urdhëresës me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren. Ndërkaq, pas arrestimit është dërguar në vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej një viti.

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e...

Lajmet e Fundit