1.7 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Haskuka viziton kandidatin për Kuvend, Vetim Shala

Kandidati i LVV-së për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Artan Abrashi, vizituan kandidatin për Kuvendin Komunal, Vetim Shala dhe familjen e tij në Nashec.

Në këtë takim u diskutua për nismat e ndërmarra në këto katër vite, rregullimin e infrastrukturës së fshatit dhe për projektet atraktive për rekreacion e vendpushimin në këtë pjesë të komunës, si dhe për më shumë angazhim për të gjitha kategoritë e cenueshme të shoqërisë nga komuna e Prizrenit.

Kryetari Haskuka u zotua se në mandatin e dytë, Prizreni përpos që do të bëhet kryeqytet i zhvillimit ekonomik dhe i punësimit, por edhe vend i turizmit dhe të vihen në spikamë pasuritë natyrore të Komunës sonë.

Kryetari Haskuka e falënderoi për mikpritje Islamin dhe familjen e tij dhe u dakorduan që nuk do ta ndalin angazhimin që në mandatin e vijues të bëjnë edhe më shumë punë të mira për Prizrenin!

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Sonte nis Big Brother VIP Albania 5, ja emrat e përfolur dhe banori i parë i konfirmuar

Sonte, më 20 Dhjetor 2025, në orën 21:15, hap dyert edicioni i pestë i Big Brother VIP Albania nën moderimin e Ledion Liços. Media kanë...

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Lajmet e Fundit