7.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Quni premton mbështetje ndaj ndërmarrësve në Prizren

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vijuar me vizita nëpër kompanitë e kësaj komune, suksesin e të cilave e ka vlerësuar si model, ndërsa ka premtuar mbështetje të vazhdueshme ndaj tyre.

“Kompanitë si “Vatan-Beko”, “Arti” dhe “Kosova-Pack”, janë shembulli më i mirë i të bërit biznes. E para me teknikë të bardhë, e dyta me frutat Aronia dhe e treta me paketim kartoni, janë kompani që kanë hapur vende të reja pune dhe suksesi i tyre vjen nga angazhimi, menaxhimi dhe përkushtimi për punë.Me Vatanin, Rasimin dhe Tafilin biseduam rreth sfidave të të bërit biznes, si dhe u njoha nga afër me kërkesat, nevojat dhe vështirësitë përkatëse”, ka theksuar Quni.

Mimoza Hoxha garon në listën e LDK-së për kuvendare të Kuvendit të Prizrenit

Më tej, ai ka thënë se gjatë mandatit të tij, afaristët do të marrin mbështetje në veprimtarit e tyre biznesore, në mënyrë që tu krijojmë lehtësira drejt sukseseve më të mëdha.

“Hapja e vendeve të reja të punës të cilën ne e synojmë, është e lidhur drejtpërdrejt me suksesin dhe rritjen e ndërmarrësive private, prandaj me bashkëpunim të ngushtë me afaristët aktual dhe ndërmarrësit e ri, ne do ti ulim shifrat e të papunëve në komunën e Prizrenit.Do ti subvencionojmë dhe mbështesim veçanërisht ata që punësojnë gra e vajza dhe të rinj”, premtoi Quni.

Afërdita Morina-Biffar kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit

Më Shumë

Drita rikthehet në Superligë

Drita është rikthyer në ProCredit Superligë, pas fitores në serinë finale ndaj Proton Cable Prizrenit, duke triumfuar në të dyja ndeshjet dhe duke siguruar...

Sonte nis seria gjysmëfinale, Bashkimi pret Borën në Prizren

Seria gjysmëfinale e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës te meshkujt nis sonte, ku Bashkimi është nikoqir i Borës në palestrën “Sezai Surroi” në...

Lajmet e Fundit