20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Kamariere, vetëm 23 vjeçe. Mario Balotelli prezanton të dashurën e re

 

Mario Balotelli ka gjetur dashurinë e re dhe, ndoshta, edhe qetësinë. Sulmuesi i Adana Demirspor më në fund ka dalë hapur dhe ka zyrtarizuar lidhjen e tij me partneren e radhës.

Si konfirmim, një seri postimesh në rrjetet sociale. Quhet Francesca Monti, ajo sapo ka mbushur 23 vjeçe dhe është krejtësisht e panjohur në botën e argëtimit, me origjinë nga Fermo, në rajonin Marche.

Duket se ajo punon si kameriere në plazhin e Tucano, në bregdetin Adriatik. Të dy mund të jenë takuar pikërisht në ato anë, pasi edhe qershorin e kaluar Supermario ishte në zonën e Civitanova.“Përshëndetje dashuria ime”, – shkroi futbollisti kontravers në Instagram, duke ndarë disa momente “rebele” të festës së ditëlindjes së Francesca dhe duke i deklaruar asaj gjithë dashurinë e tij.Midis sushi dhe shampanjës, festa u zhvillua në një tarracë të bukur panoramike.

Supermario nuk kurseu asnjë shpenzim, duke i dhënë të dashurës së tij të re një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, të cilat ajo i përjetësoi menjëherë në rrjetet sociale.

Më Shumë

Mbi 7 mijë ulëse te stadiumi i Prizrenit

Ekipi i Lirisë dhe klubet tjera prizrenase që luajnë në stadiumin “Përparim Thaçi” mund të shpresojnë për shumë më shumë publik dhe cilësi në...

Smajl Latifi: Jemi të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhore

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se janë të parët në Kosovë për përmbushjen e premtimeve zgjedhor. Ai ka theksuar se po...

Lajmet e Fundit