8.3 C
Prizren
E premte, 31 Tetor, 2025

Ronaldo del në mbrojtje të Solskjaer, bashkon lojtarët e United

Manchester United nuk po kalon një periudhë aspak të mirë.

Djajtë e Kuq vijnë pas një humbje 0-5 përballë rivalëve të përbetuar të Liverpool-it dhe poashtu të paqartë për të ardhmen e stolit të skuadrës.

Të gjithë tifozët e kërkojnë largimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Madje, gjatë ditës së djeshme shumë media e konsideronin largimin e tij si të sigurt, por duket se United ka vendosur që norvegjezit t’i jap mundësi edhe në tre ndeshjet e ardhshme përballë Atalanta-s, Tottenham-it dhe Manchester City-t.

Ai e ka marrë mbështetjen nga ish-legjenda e klubit, Sir Alex Ferguson dhe tani edhe nga figura më e rëndësishme në klub, Cristiano Ronaldo.

Portugezi, sipas mediave të ndryshme angleze, ka marrë rolin e liderit, dhe po mundohet të bëj bashk dhomën e zhveshjes në mënyrë që si klub të qëndrojnë besnik dhe të punojnë fort për klubin, dhe ta mbështesin trajnerin pa marrë parasysh sa gjatë qëndron ai në klub.

Kështu raporton Samuel Luckhurst, gazetar shumë i afërt me klubin.

Sipas tij, Ronaldo respektohet shumë nga futbollistët aktual të United dhe shihet edhe si mësues, jo vetëm si bashkëlojtar.

“Eksperienca e Cristiano-s”, shkruan ai, “do të jetë vitale që në Old Trafford të kthehet situata përsëri për të mirë, pa marrë paraysh me Ole-n apo jo”.

Derisa Ronaldo motivon të tjerët, Solskjaer ka tre ndeshje kohë që ta shfrytëzojë ndihmën dhe të mbetet në stolin e djajve.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar rreth 2 mijë e 500 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit...

Fushata zgjedhore për balotazhin nga 3 deri më 9 nëntor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që aktivitetet zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për Kryetarë të Komunave, do të jetë nga...

Lajmet e Fundit