Hyjnë në një shtëpi në Prizren dhe grabisin, një grua pëson lëndime trupore

Një person ka raportuar në polici që kur ishte kthyer në shtëpi në orët e vona të natës e kishte gjetur gruan e tij me lëndime trupore, e kjo dyshohet të ketë ndodhur nga disa njerëz të panjohur e të maskuar të cilët kishin hyrë në shtëpinë e tij në Prizren dhe kishin vjedhur ari.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:00.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se rreth orës 21:30 kur kishte shkuar në shtëpinë e tij, e kishte gjetur gruan e tij femër kosovare me lëndime trupore. Dyshohet se këtë e kanë shkaktuar dy persona të panjohur, të maskuar, të cilët kanë grabitur një sasi ari”, bënë të ditur policia.

Po ashtu, policia ka njoftuar që viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit