I dehur rrah gruan, policia i gjen pushkë e granatë dore burrit në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Prizren, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

I arrestuari dyshohet se derisa ka qenë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Policia ka njoftuar se pas arrestimit, është kontrolluar shtëpia e tij.

Gjatë kontrollit, në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, dy karikatorë, 8 fishekë dhe një granatë dore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Zbulohen 8 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Ekipet e inspektimit të KRU "Hidroregjioni Jugor" kanë evidentuar gjatë kësaj jave tetë lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në qytetin e Prizrenit. Sipas njoftimit...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit