11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Borë, shi e ftohtë, moti për këtë fundjavë dhe javën e arshme

Moti me të reshura do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të fundjavës. Sot priten të reshura shiu, derisa nesër do të bie edhe borë. Edhe temeperaturat pritet të pësojnë rënië. 

Java e ardhshme po pritet të karakterizohet nga mot më i ftohtë.  Fillimisht të hënën kryesisht me vransira, me mundësi për reshje të dobëta bore kohëpaskohe.  të martën e mërkurën me vransira e intervale me diell.

Moti me reshje dhe fuqizim të erës në ditët e fundjavës, do të ndihmojë në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit mund të shënoj përmirësim, ku indeksi do të jetë në vlera të pranueshme, herë herë edhe në të mira.  Nga e diela mbrëma, gjatë periudhave të qetësisë, mund të ketë rritje të koncentrimeve të ndotësve, që shtyn indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

11.12 – Kryesisht vranët dhe me shi, e paradite edhe me erë. Në mbrëmje vonë reshjet e shiut edhe shndërrohen në borë. Në vise malore priten reshje të dendura bore.

12.12 – Më ftohtë, vranët e kohëpaskohe priten edhe reshje bore. Në vise të ulëta nga Dukagjini reshje shiu.

13.12 – Kryesisht me vransira e ftohtë. Paradite mundësi për reshje të dobëta bore.

14.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira.

15.12 – Ftohtë, me vransira e diell.  Në mëngjes ngrica.

Temperaturat në rënie, minimalet zbresin në 0C të dielen, e deri të mërkurën edhe në -5C.  Maksimalet pas rënies ditën e diele, do të luhaten ndërmjet 0C e 2C.

Të shtunën era frynë nga juglindja edhe mesatarisht e fuqishme, e gjatë mbrëmjes ndryshon drejtimin nga krahu verior, e nga e diela frynë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.

Shtypja atmosferike pas rënies ditën e shtunë, më pas me tendencë të rritjes mbi vlera normale./Gazeta Express

 

 

 

Më Shumë

Përfundon shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe Shpenadi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se sot është përfunduar shtrimi i shtresës së parë me asfalt në aksin rrugor që lidh fshatrat Novakë dhe...

Hodaj: 1697 ankesa nga qytetarët në Inspektoratin Policor të Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka nisur raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës...

Lajmet e Fundit