10.8 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Manchester United zëvendëson Pogba-n me një tjetër francez

Mesfushori francez, Paul Pogba do të largohet në verë nga Manchester United. 28-vjeçari sipas të gjitha gjasave e ka luajtur ndeshjen e fundit me anglezët. Aktualisht ai është i dëmtuar dhe e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit.

105 milionë euro pagoi United në verën e 2016 për ta risjellë në “Old Trafford” mesfushorin, i cili katër vite më herët ishte larguar në drejtim të Juventus-it.

Tashmë pas Pogba-s janë vënë skuadra si Real Madrid-i, Barcelona, Juventus-i dhe PSG-ja.

Trajneri i ri i United, Ralf Rangnick dhe stafi i tij kanë gjetur zëvendësuesin e Pogba-s. Ai vjen nga Franca dhe është 22-vjeç.

Sipas “The Athletic”, mesfushori i Marseille-s, Boubacar Kamara, është lojtari që kërkon United.

Kamara është në sezonin e tij të fundit me francezët. Ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon në verën e ardhshme. Këtë sezon ai është paraqitur në 19 ndeshje me Marseille-n.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit