14.4 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Dueli mes PSG dhe Real Madrid vendos për të ardhmen e Mbappe

Paris Saint-Germain arriti të mbajë Kylian Mbappe përpara këtij sezoni, por e ardhmja e tij afatgjatë ka mbetur e pasigurt dhe një raport i ri pretendon se ndeshja e klubit francez në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve me Real Madridin mund të jetë pika e cila do vendos të ardhmen e francezit.

Nëse afati kohor, siç raportohet nga AS, qëndron, Mbappe do të vendosë të ardhmen e tij jo më herët se 9 mars, data e ndeshjes së dytë mes PSG dhe klubit të Bernabeu-t.

1 janari është data nga e cila klubet mund të fillojnë negociatat para kontratës për të nënshkruar me 23-vjeçarin si lojtar i lirë korrikun e ardhshëm.

Mbappe iu bashkua PSG-së nga Monaco në vitin 2017 fillimisht si huazim, por më pas përgjithmonë në një marrëveshje me vlerë rreth 180 milionë euro.

Ai më parë deklaroi dëshirën e tij për t’u larguar nga liderët aktualë të Ligue 1; sa më shumë kohë të kalojë pa rinovim në Parc des Princes, aq më të mëdha janë gjasat që ai të luajë diku tjetër sezonin e ardhshëm.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Përkujtohet heroi Pal Paluca në Prizren

Në Ditën e Dëshmorëve, në varrezat e dëshmorëve në Landovicë të Prizrenit janë bërë homazhe për të nderuar sakrificën e të rënëve për liri,...

Një 17-vjeçar plagoset me armë zjarri në Gjonaj të Hasit, i dyshuari 16-vjeçar dorëzohet në polici

Një 17-vjeçar është lënduar nga arma e zjarrit në fshatin Gjonaj të Hasit të Prizrenit. Ngjarja raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e 02.05.2026. Policia bën të...

Lajmet e Fundit