Foshnjat e para të lindura në Sarajevë në vitin 2022 janë binjakë

Foshnjat e para në vitin 2022 kanë lindur në Sarajevë në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës.Dhe siç shkruan Klix.ba, atje, mëngjesin e sotëm dy orë pas mesnate kanë lindur dy djem binjakë, përcjell Telegrafi.

“Foshnjat e para kanë lindur sot në mëngjes në orën 1:55 dhe 1:56. Këta janë djem binjakë”, ka konfirmuar Qendra Klinike e Universitetit të Sarajevës.

Ndryshe, Sarajeva hyri në vitin 2022 pa një natë të organizuar të Vitit të Ri dhe një numër më i vogël i ngjarjeve në qytet kontribuan në një numër më të vogël të ndërhyrjeve kur bëhet fjalë për policinë, shërbimet mjekësore dhe zjarrfikësit.

Ndonëse edhe këtë vit qytetarët e Sarajevës e pritën Vitin e Ri nga shtëpitë apo kafenetë dhe përveç kësaj ka pasur një përdorim më të madh të mjeteve piroteknike, fatmirësisht Ministria e Punëve të Brendshme, Ambulanca dhe Brigada Profesionale Zjarrfikëse nuk kanë pasur ndërhyrje të konsiderueshme. /Telegrafi/

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit