Totaj: Nga Qeveria pres favorizim për Prizrenin

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se pret që niveli qendror t’i ofrojë përkrahje për realizimin e projekteve që ka paraparë gjatë katër viteve të ardhshme.

“Pavarësisht faktit se në qeveri është një parti tjetër e niveli lokal është një parti tjetër, për mua kjo nuk është pengesë dhe unë pres një qasje konstruktive nga ana e të gjithë ministrave. Nga ana ime në asnjë moment nuk do të mungojë gatishmëria për bashkëpunim, sepse mendoj që qytetarëve nuk ju intereson cila parti ku është, por ju intereson realizimi i projekteve që kanë të bëjnë me ngritjen e cilësisë së jetës së tyre. Sinqerisht unë pres bashkëpunim dhe mendoj që nuk ka asnjë arsye të mos bashkëpunojmë dhe jam optimist në këtë drejtim. […] Prizreni është qytet i rëndësishëm për Kosovën, është qyteti i dytë për nga çdo kriter, qytet që ka reputacion edhe jashtë territorit të Kosovës, prandaj në këtë aspekt nuk pres diskriminim, pres favorizim të qytetit të Prizrenit”, ka thënë ai.

Më Shumë

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Në Prizren mbahet Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”

Fundjavën që lamë pas, në hapësirat e Qendrës Kulturore Boshnjake në Prizren, u mbajt Festivali Pranveror Rajonal i Miqësisë “Akshami i Prizrenit”, në organizim...

Lajmet e Fundit