5.7 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti i klubit të Elbasanit

Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti i “KF Elbasani”, Arben Laze.

Mësohet se Laze ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Arben Laze kishte dhjetë ditë i shtruar në spital si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte shfaqur së fundmi, ndërsa ka ndërruar jetë pak para mesnatës si pasojë e një goditje në zemër.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij. Ai e humbi betejën me sëmundjen, ndërsa ndodhej i shtruar kohët e fundit në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Arben Laze ishte President i “KF Elbasanit” prej rreth dy dekadash dhe gjatë viteve të para të presidencës së tij Verdh e Blutë ishin një nga ekipet elitare të futbollit shqiptar. Gjatë sezonit 2004-2005 Elbasani u shpall nënkampion dhe në sezonin 2005-2006 Kampion i Shqipërisë.

Ndërkohë që pas 2008 Elbasani nuk ka patur më shkëlqimin e dikurshëm megjithë investimet e kryera në klubin e Verdh e Bluve. Arben Laze së bashku me bashkëfinancuesin Gentian Çërraga bënë historinë duke investuar në klubin e futbollit të Elbasanit si askush tjeter gjatë dy dekadave të fundit.

Ata e nisën rrugën e suksesit duke afruar në skuadër trajnerin më të suksesshëm të asaj kohe Artan Bushati, së bashku me disa prej lojtarëve më të mirë të futbollit shqiptar 18 vite më parë dhe falë investimeve serioze në sezonin 2004- 2005, edhe pse nuk ia dolën të shpallen kampionë ishin skuadra më e mirë e kampionatit shqiptar.

Megjithatë, rruga drejt titullit nuk vonoi aspak dhe një vit më pas me Ilir Dajën trajner, Elbasani shpallet kampion i Superiores dhe për herë të dytë në histori pas atij të sezonit 1983- 1984, titulli kampion ishte i Verdh e Bluve.

Festimi i titullit në Bulevardin kryesor mbahet mend ende nga të gjithë, pasi vazhdoi me orë të tëra dhe pothuajse i gjithë qyteti doli në rrugë për të përshëndetur suksesin e ekipit të futbollit që kishte në përbërje të tij emra të shquar të futbollit shqiptar.

j.l./ dita

Më Shumë

E trishtë: Varroset sot i riu 17-vjeçar që humbi jetën me motor në Prizren

  Sot në orën 16:00 do të varroset në varrezat e Arbanës i riu 17-vjeçar nga Prizreni, i cili humbi jetën dje në një aksident...

P.C Prizreni fiton derbin prizrenas, nis sezonin me stil

Liga e Parë e Kosovës startoi me derbin prizrenas, ku Proton Cable Prizreni triumfoi ndaj New Basketit me rezultat 95–84. Takimi, i zhvilluar në palestrën...

Lajmet e Fundit