9 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Foshnjën e porsalindur e futi në thes të najlonit dhe e hodhi në kontejner, pesë orë më vonë e gjetën gjallë kalimtarët e rastit në New Mexico

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një nënë adoleshente hedh në kontejnerin e mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur – që disa orë më vonë u gjet e gjallë nga kalimtarë rasti.

Siç mund të shihet në videon e publikuar më poshtë, një veturë ndalet dhe nga ajo del një grua e cila në hap derën e pasme dhe nxjerr një thes të najlonit, brenda të cilit kishte futur foshnjën e porsalindur që e hedhë në kontejner të mbeturinave në New Mexico, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë pesë orë më vonë, tre persona e gjejnë brenda kontejnerit dhe arrijnë ta nxjerrin të gjallë. Ata menjëherë njoftuan autoritetet, që me të mbërritur në vendin e ngjarjes e dërguan me urgjencë në spital për tretman.

Nga atje është bërë e ditur se gjendja shëndetësore është stabile, kurse është ngritur padi ndaj 18-vjeçares Alexis Avilla nga Hobbs, mbi të cilën rëndojnë akuzat për tentimvrasje, braktise dhe abuzim.

Pas është marrë në pyetje nga policia, Avila ka pranuar se ka hedhur në kontejnerë të mbeturinave foshnjën e saj të porsalindur. /Telegrafi/

 

Më Shumë

QRTK-ja rivlerëson Teqenë Halveti në Prizren

Ekipet e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren janë në terren, të angazhuara çdo ditë në procesin e rivlerësimit të aseteve të trashëgimisë...

Punimet në rrugën “Xhemë Gostivari” të Prizrenit drejt përfundimit, pritet asfaltimi i plotë

Punimet për rregullimin e rrugës “Xhemë Gostivari” po vazhdojnë me intensitet të lartë, në kuadër të projekteve infrastrukturore të Komunës së Prizrenit. Sipas njoftimit të...

Lajmet e Fundit