5.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Merovci shprehet për një zonë zgjedhore

AdnanMerovci

Njohësit e proceseve zgjedhore e shohin me shqetësim faktin që për të arritur një pajtueshmëri për reformën zgjedhore, duhet të ndërhyjnë institucionet ndërkombëtare që janë në Kosovë për t’i ulur në tavolinë liderët politikë të Kosovës.

Kritika për këtë qasje të liderëve politikë, ka njohësi i proceseve zgjedhore Adnan Merovci.

“Ajo që nuk po më pëlqen është që domosdoshmërisht po duhet të huajt të ndërhyjnë edhe për takime konsultative. Unë mendoj që takime të tilla do duhej të thirreshin nga presidenti, për të mos thënë nga kryeministri”, tha Merovci për Radio Kosovën.

Një ditë më parë, liderët politikë patën një takim në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, ku u dakorduan për disa pika të reformës zgjedhore. Për Driton Selmanajn nga KDI-ja, kjo ka të bëjë pak me reformën zgjedhore për të cilën edhe Kuvendi ka nxjerrë rezolutë në vitin 2011.

“Deri tash kjo qasje e subjekteve politike nuk flet për një reformë, flet për një plotësim ndryshim të legjislacionit aktual, assesi për një reformë të mirëfilltë që ne mendojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme për këtë fazë nëpër të cilën po kalon Kosova”, tha ai.

Fakti që Kosova të mbetet edhe më tutje me një zonë zgjedhore, për njohësin e zgjedhjeve, Adnan Merovci, nuk është për t’u kritikuar.

“I ka të mirat e veta ndarja e zonave, por për mënyrën se si jemi aktualisht me një zonë zgjedhore, edhe për një palë zgjedhje do të ishte kaluese”, tha Merovci.

Edhe Driton Selmanajt nga Instituti Demokratik i Kosovës, nuk i pëlqen qasja e subjekteve politike në Kosovë karshi reformës zgjedhore. Ai thotë se është shqetësues fakti që duhet dikush nga ndërkombëtare t’i mbledh liderët politikë dhe t’ua tregojë obligimet kushtetuese.

“Domethënë lidershipi ynë pret që dikush nga jashtë të vijë dhe të na tregojë që e kemi lënë në gjysmë një punë që e kemi filluar në prill të vitit 2011. E kjo për neve është shqetësuese”, tha Selmanaj për Radio Kosovën.

Ndryshe, në takimin e fundit të liderëve në Ambasadën britanike në Prishtinë, u arrit pajtueshmëria që Kosova të mbetet një zonë zgjedhore, pragu për koalicione të jetë 7.5 për qind, për partitë politike 5 dhe për kandidatët e pavarur 2.5. Subjektet politike janë dakorduar që fushata të zgjazë 14 ditë. Ndërsa çështje ende të hapura mbeten eliminimi i votave me kusht, e drejta për të pasur dy pozita, në legjistativ ose ekzekutiv, përbërja e KQZ-së si dhe çështja e ulëseve të rezervuara për një apo dy mandatet e ardhshme, për të cilat duhen ndryshime kushtetuese.

Më Shumë

Parashqevi Simaku me këngë për Krishtlindje

Artistja shqiptare, Parashqevi Simaku së shpejti do të vijë me një këngë. Kështu ka bërë të ditur bznesmeni Elton Ilirjani për Top Story, duke theksuar...

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës. Me...

Lajmet e Fundit