3.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Një muaj paraburgim për dy prizrenasit, ua morën qytetarëve deri në 500 euro për t’i pajisur kinse me vizë

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë ndaj të pandehurve H.B., dhe Z.D., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën “mashtrimi”.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Nga muaji nëntor 2020 deri në muajin prill të vitit 2021, në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “Timi & Zaimi” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë apo vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre.

Në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror në vitin 2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi” SH.P.K., si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 deri në 500 euro, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet penale janë në fazën fillestare dhe me lënien e tyre në liri, ekziston rreziku se të njëjtit mund të arratisen jashtë vendit, mund të fshihen apo arratisen me qëllim të shmangies së përgjegjësisë penalo – juridike, dhe me këtë rast të shmanget nga organet e drejtësisë, pasi që i pandehuri Z.D., që nga muaji korrik i vitit 2021 është i kërkuar me Urdhër arrest, nga kur ka qenë i paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në se në rastin konkret caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, për zhvillimin e rregullt dhe normal të procedurës penale, kështu duke parandaluar përsëritjen e veprës penale nga të pandehurit, por mund të kryej edhe ndonjë vepër penale të natyrës më të rëndë me pasoja më të mëdha, andaj duke pasur parasysh faktet dhe rrethanat e lartpërmendura, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, Gjykata vendosi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve në kohëzgjatje prej një muaji.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. /Telegrafi/

Më Shumë

Aksident i rëndë në dalje të Prizrenit, tre të lënduar

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Prizrenit. Sipas informacioneve që ka siguruar Klankosova.tv ata janë dërguar...

Gazetaria hulumtuese, pasion dhe mision publik që kërkon guxim, përkushtim dhe durim

Nga Musa Sabedini - Çdo hulumtim ka një mision, dhe çdo mision bart në vete një rrezik real. Ky përkufizim i thjeshtë mjafton për...

Lajmet e Fundit