2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

“Të vras si qenin” momenti kur i dyshuari i armatosur kërcënon mësuesin nga Rahoveci

Ishte duke punuar në fushë deri në orët e pasdites.

Kur mbaroi punët, një mësues i fshatit Drenoc të Rahovecit u nis të kthehej për në shtëpi me veturën e tij.

Mirëpo, rrugëtimi i tij u ndërpre nga një bashkëfshatar, i cili u përplas verbalisht me të.

Mirëpo, kur mendoj se aty i qëroi hesapet, një thirrje në orën 12 të mbrëmjes ia prishi qetësinë atij.

I dyshuari i armatosur deri në dhëmbë i kishte shkuar te shtëpia.

E në pamjet që siguruar televizioni 7, shihet edhe ky moment i përplasjes mes tyre.

 

Pas kësaj përplasje mësuesi me ndihmën e djalit të tij kishin arritur t’ia merrnin edhe armën.

Mësuesi i cili ka dashur të jetë anonim thotë se ky rast nuk është i pari ndaj tij, ndërsa dyshon se në këtë mes ka gisht edhe politika.

33-vjeçari i dyshuar u arrestua më pas nga Policia e Kosovës, e që iu konfiskuan më pas edhe dy granata dore një revole e një karikator.

Ndaj tij Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar masën e paraburgimit.

Mësuesi që punon në shkollën e fshatit, në të kaluarën kishte pasur edhe një sulm tjetër në vendin e punës.

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit