6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Messi: PSG s’ka arsye t’i këtë zili klubet historikisht të mëdha

Sulmuesi argjentinas ka folur për Ligën e Kampionëve dhe për jetën e tij në PSG

Lionel Messi ka thënë se Paris Saint-Germain nuk ka arsye që t’ia këtë zili klubeve historikisht të mëdha, me shumë kritikë që thonë se projekti i investitorëve nga Katari është bërë në një skuadër pa histori dhe pavarësisht se ata kanë formacion me plot yje nuk janë në gjendje që të konkurrojnë me klubet e mëdha që më shumë se financa kanë sukses historik dhe popullaritet.

Të njëjtët kundërshtues priren të argumentojnë që klubit francez do t’i duhet kohë që të jetë në nivelin e tyre dhe sigurisht nuk mund të pretendojnë të flasin derisa ata e fitojnë një Ligë të Kampionëve.


Për Messi, megjithatë, PSG s’ka arsye t’i këtë zili klubet historikisht të mëdha që tashmë e kanë çimentuar emrin e tyre si gjigant të futbollit.

Duke folur për revistën zyrtare të klubit, ylli argjentinas ka folur për përshtypjet e tij të para për klubin e ri dhe sa është duke u pëlqyer jeta atij në Paris deri tani.

“PSG është një klub i cili po rritet, i cili ka ambicie dhe dëshiron që gjithnjë e më shumë të rritet”, tha Messi.

“Ka hapësirë për rritje edhe forcë po ashtu”.

“PSG është njëri prej klubeve më të mëdha në botë dhe do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të mëdhenj, ata nuk kanë arsye që t’ia kenë zili klubeve historikisht të mëdha”.

Shpresa për ta fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve është prioritet për skuadrën parisienë, me shumë analistë që kanë thënë në fillim të sezonit se me skuadrën që ata kanë do të ishte dështim nëse nuk fitohet ky trofe. 34 vjeçari e di për këto pritje por po ashtu e di se sa vështirë është që të fitohet ky trofe.

“Ta fitosh Ligën e Kampionëve është e vështirë. Duhet të garoni me skuadrat dhe lojtarët më të mirë: detaji më i vogël mund të ju eliminoj”, ka shpjeguar Messi.

“Klubet e mëdha janë skuadrat e përziera. Ne e kemi skuadrën që mund të shkojmë përpara. Ne jemi të emocionuar dhe të etur për ta bërë këtë, por duhet të qëndrojmë të qetë”.

“Në Ligën e Kampionëve skuadrat më të mira jo gjithmonë fitojnë dhe ju duhet të keni kujdes për t’u kujdesur për të gjitha detalet: skuadrat e forta janë ato të cilat realizojnë synimet e tyre”.

Messi flet për marrëdhëniet me shokët e skuadrës

Është spekuluar që Messi nuk është duke u adaptuar me jetën në Paris, sipas standardëve të tij, pasi që ai ka shënuar vetëm shtatë gola dhe ka bërë nëntë asiste në 22 paraqitje në PSG, që është pak për një lojtar të tillë.

Ai insiston, megjithatë, që ai është i lumtur sepse po luan bashkë me lojtarët më të mirë në botë.

“E njeh Neymar dhe Angel Di Maria më parë. Kylian Mbappen nuk e kam njohur, por tani gjithnjë e më shumë po njihemi më të më mirë në fushë dhe po përpiqemi të bashkëveprojmë më mirë, për të qenë sa me rehat me njëri-tjetrin”, theksoi Messi.

“Kam pasur fatin që të luajë me më të mirët në Barcelonë dhe tani në PSG po ashtu. Jam i lumtur dhe mezi pres të vazhdsojë kështu”.

Më Shumë

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Qethja e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal Paluca (Foto)

Zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nw Prizren  kanë asistuar në qethjen e deleve në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Pal...

Lajmet e Fundit