Harta e Kosovës me kufijtë shtetëror shihet në paraqitjen e zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov ka dhënë një deklarate lidhur me situatën në Ukrainë, ndërkaq në prapavijë dukej harta e Evropës, e ku Kosova shihet në kufijtë e saj shtetëror.

Konashenkov ka folur për situatën në Ukrainë, ndërkaq në ditën e tretë të sulmeve u raportua se deri tani gati 200 ukrainas janë vrarë.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se 35 persona u plagosën në përleshjet gjatë natës në Kiev.

Komisioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur brenda Ukrainës dhe të paktën 50 mijë kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

 

 

Më Shumë

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

16-vjeçari Amar Bajraktari promovohet në ekipin senior të Prizrenit

FC Prizreni ka zyrtarizuar promovimin e futbollistit të ri Amar Bajraktari në ekipin senior. 16-vjeçari, i lindur në vitin 2009, është një produkt i...

Lajmet e Fundit