Suharekë: Nxënësi ekspozon armën e zjarrit në orën e mësimit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një nxënësi 16 vjeçar në Suharekë i është sekuestruar një armë.

Siç njofton Polica, nxënësi armën e kishte ekspozuar gjatë orës së mësimit.

“Me datë 26 shkurt 2022, policia në Suharekë ka pranua një informatë se ne shkollën fillore “Migjeni’, te fshatit Gjinovc të Suharekës, një nxënës gjatë orës së mësimit e ka ekspozuar armën të cilën e ka pasur në brez. Me këtë rast hetuesit policor duke punuar me profesionalizëm kanë arritur të ndalojnë të dyshimtin dhe t’i sekuestrojnë në cilësinë e provave materiale armën: një pistoletë dhe një karikator.  E.N, i datëlindjes 2006 m/sh/k”, njofton Policia.

Më tej, Policia bën të ditur se i dyshuari i mitur është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

“Në lidhje me rastin u informua prokurori kujdestar i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregull”

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Panairi i 26-të i Librit nis me moton “Libri hap botën”

Të gjithë pasionantët e librit takohen sot në Prishtinë në kryengjarjen e fushës së librit shqip, pasi Panairi i 26-të i Librit “Prishtina 2026”...

Lajmet e Fundit