Ushtari rus i kapur rob në Ukrainë shihet duke u ushqyer nga ukrainasit

Një video që po bën xhiron në Twitter me sa duket tregon një ushtar rus të kapur në Ukrainë.

Kjo video tregon momentin kur ushtarit i ofrohet ushqim dhe çaj nga vendasit ukrainas, derisa të njëjtit e lejuan atë që ta telefononte edhe nënën e tij.

Gazetari i The Wall Street Journal në Moskë, Matthew Luxmoore, shkroi se shumë nga trupat ruse janë adoleshentë dhe që nuk ia kanë idenë se pse bëhet kjo luftë.

Në anën tjetër edhe një gazetare e Kyiv Independent, Anastasiia Lupatina deklaroi se ushtari rus i dorëzuar në Ukrainë ishte mirëpritur nga vendasit.

Tashmë janë bërë shtatë ditë që kur Rusia filloi një sulm në Ukrainë, me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin.

Autoritetet ukrainase thonë se kanë humbur jetën mbi 2,000 civilë në vend.

Më Shumë

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit