Rriten çmimet, SBASHK kërkon nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit

 

Rriten çmimet, SBASHK kërkon nga 100 euro shtesë për mësimdhënësit

Gazeta Express

10/03/2022 23:12

SBASHK po kërkon që punonjësit e arsimit në muajin prill të marrin nga 100 euro shtesë. Kjo kërkesë është dorëzuar në Ministrinë e Arsimit që nga një marsi.

Kryetari i SBASHK, kërkesën e tij e ka arsyetuar me çmimet e larta të produkteve bazë në javët e muajt e fundit.

Madje në rast se nuk realizohet, Jasharaj nuk e përjashton mundësinë e grevës.

Por për këtë thotë se do të vendosin pasi të marrin një përgjigje nga ministrja Arbërie Nagavci. Në anën tjetër institucioni që kjo përfaqëson, nuk kanë pranuar akoma një përgjigje.

Jasharaj insiston që kërkesa e tyre është e drejtë, pasi që sipas tij që nga viti 2014, mësimdhënësit nuk kanë pasur ngritje dinjitoze të pagës.

Mirëpo, sipas njohësit të arsimit, Rinor Qehaja, grevat në këtë periudhë nuk janë aspak të mirëseardhura.

Përgjigje në lidhje me këtë kërkesë nuk kanë dhënë as për T7, nga Ministria e Arsimit. Në anën tjetër, SBASHK-u në vazhdimësi ka pasur kërkesa për ngritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënësve në Kosovë.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit