Shoqata e Transportuesve: Qeveria brenda 72 orësh t’a anulojë vendimin ose do të ketë protesta

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurishaj, ka treguar për tri vendime që janë marrur pas mbledhjes urgjente të mbajtur në Odën Ekonomike, pas vendimit të zv.ministrit për uljen e çmimeve për biletat e transportit ndërurban për autobusë për disa kategori, raporton Ekonomia Online

Kurteshaj ka dhënë ultimatum dhe se nëse qeveria nuk reflekton brenda 72-orësh, ai tha se do të ketë protesta.

“Kemi marrë tri vendime. E para ka të bëjë me masën e përkohshme, pra Këshilli Drejtues me anë të një kërkesë-padie, do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës Kushtetuese për shkeljet ligjore dhe për mohimin e të drejtave tona si treg i lirë. Vendimi i dytë ka të bëjë me çështjen që ne po kërkojmë që brenda 72 orësh qeveria ta anulojë këtë vendim, ne presim reflektimin e Qeverisë, anulimin e vendimit në afat prej 72-orësh dhe të ulet këtu në Oden Ekonomike bashkë me Shoqatën dhe të zbatojnë marrëveshjen e shkruar mes qeverisë dhe shoqatës për subvencionim të transportit rrugor, nëse kjo nuk aprovohet, atëherë vendimi tretë pason që të organizohet protesta apo të vazhdohet protesta sepse e tham që protesta është e pezulluar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Kurtishaj.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare. Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare,...

Lajmet e Fundit