10.9 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

PSG ndryshon mendje, pritet ta mbajë Neymarin

Paris Saint-Germain thuhet se nuk ka ndërmend të shesë superyllin brazilian, Neymar, gjatë afatit kalimtar të verës.

Braziliani nuk ka arritur asnjëherë maksimumin e tij në klubin parisien për disa sezone, duke vuajtur nga probleme të mëdha dëmtimesh dhe duke mos e çuar skuadrën drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve.

Situata e tij, e sidomos eliminimi i fundit nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve, i cili pasoi me vërshëllimat e tifozëve në ndeshjen ndaj Bordeaux, u përfol se Neymar do të largohet përfundimisht.

Megjithatë, mediumi i njohur Le10Sport këmbëngul se PSG nuk është në disponim për të shitur Neymarin, me Barcelonën që shpreson ta rikthejë atë në Nou Camp.

Me PSG-në gati të sigurt se do të humbasë Kylian Mbappe në një transferim të lirë, ata pritet të mbajnë Neymarin dhe Lionel Messi, dhe të ndërtojnë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit u raportua se PSG i ka ofruar katalunasve dhe disa klubeve tjera evropiane shërbimet e brazilianit.

Sipas Foot Mercato, Barça është shumë e etur për të nënshkruar me Neymar dhe ky burim sugjeron se PSG mund të ketë një interes për t’u ndarë me brazilianin, për shkak të pagës së tij të lartë. /Telegrafi/

Më Shumë

Ngjarja tragjike me tre viktima në Malishevë, Kastrati ngushëllon familjen Berisha: Presim sa më shpejt të zbardhen shkaqet

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me tragjedinë që ka ndodhur në këtë qytet ditën e sotme, ku si pasojë e një...

Rasti tragjik në Malishevë, Haxhiu ngushëllon familjen Berisha

Tre persona kanë humbur jetën tragjikisht sot në një banesë në lagjen “Mirdita” në Malishevë. Sipas informacioneve të para, viktimat janë një baba dhe...

Lajmet e Fundit