30.8 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Haxhi Abdyli komenton sondazhin ku Guxo mori 1.1%, thotë së në zgjedhje fitojnë 10%

Sipas deputetit të Listës Guxo Haxhi Avdyli, partia pjesë e së cilës është pretendon se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë 10% të votës elektorale, ndonëse ndryshe u pa në sondazhin e publikuar gjatë kësaj jave ku Guxo mori vetëm 1.1 për qind të votave.

“Unë besoj që jemi mbi 7 deri në 10 për qind. Në bazë të përcjelljes tonë që i kemi në terren, ne mendojmë që jemi në këto suaza”, tha Avdyli.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Avdyli në vazhdim thotë që subjekti që i përket ndihën të kënaqur marrë parasysh që janë ende në konsolidim e sipër.

“Ne si subjekt jemi në konsolidim e sipër. Ne jemi të kënaqur me përkrahjen që e kemi në terren. E vërteta është se ne akoma nuk e kemi një strukturë të konsoliduar. Njerëzit akoma nuk janë duke besuar që jemi subjekt dhe kjo ka ndikuar pak”, u shpreh ai.

Sa i përket sondazheve, deputeti Avdyli thotë se ato duhen marrë çdoherë me rezerva për shkak se sipas tij, ekziston përherë një numër i njerëzve të pavendosur.

“Sondazhet para zgjedhjeve të 14 shkurtit për koalicionin Vetëvendosje-Guxo kanë qenë diku te 30 e diçka për qind dhe ne dolëm 50 për qind. Gjithmonë duhet t’i marrim me rezerva. Në kuadër të sondazheve është edhe një numër i njerëzve të pavendosur”, tha ai.

Sa i përket listës parazgjdhore në zgjedhjet e fundit parlamentare, Avdyli thotë se votuesit tanë janë edhe votues të VV-së dhe anasjelltas, dhe se nuk ka një prerje tamam të qartë të tyre për shkak se aty janë bërë kombinime.

“Ne kemi qenë në një listë parazgjedhore dhe shumë nga votuesit tanë janë edhe votues të VV’së sepse aty janë bërë kombinime të emrave të ndryshëm. Nuk ka një prerje tamam të qartë edhe të votave tona në kuadër të asaj liste të përbashkët që e kemi pasur”, theksoi Avdyli.

Më Shumë

Malisheva miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Kuvendi i Komunës së Malishevës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2026–2028, gjatë mbledhjes së dytë të jashtëzakonshme të mbajtur më 30...

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Lajmet e Fundit