12.8 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026

Mungon anëtarja e trupit gjykues, dështon gjykimi ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve në Prizren

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve Bujar Nerjovaj, raporton Drejtësia Sot.

Shkak për mos mbajtje të kësaj seance ishte mungesa e anëtares së trupit gjykues, gjyqtares Ajser Skenderi, e cila ishte e angazhuar me punë në Këshill Gjyqësor të Kosovës.

Vlen të ceket se përkundër se trupi gjykues nuk ishte në përbërje të plotë, gjyqtari çështjes ka aprovuar propozimet e palëve procedurale që në seancën e radhës të dëgjohen deshmitarët I.O., dhe F.H. Andaj në pamundësi që të procedohet më tutje në këtë çështje, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Xeladin Osmani vendosi qe seanca e radhës të mbahet 29 prill 2022 me fillim nga ora 10:00.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ish-drejtori Nerjovaj po akuzohet se gjatë periudhës 2011-2013, nuk i ka siguruar kushtet për t’i ekzekutuar konkluzionet e lëshuara nga inspektorët e ndërtimtarisë, për rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimeve dhe ndërtimeve të katër objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren.

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prizrenit, më 03 qershor 2019, e kishte shpallur fajtor dhe e kishte gjykuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, ish drejtorin e Inspektorateve Bujar Nërjovaj.

Mirëpo rasti ishte kthyer në rigjykim, pas ankesës së parashtruar nga avokati mbrojtës Blerim Mazreku.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit