10.5 C
Prizren
E martë, 13 Maj, 2025

Kreu i inteligjencës britanike: Ushtria ruse ka rrëzuar një fluturake të veten – Putini ka nënvlerësuar fuqinë e ukrainasve

Sipas kreut të inteligjencës britanike, ushtarët rusë të demoralizuar në Ukrainë, kanë rrëzuar aksidentalisht një fluturake të tyre – duke sabotuar vet makinerinë e tyre luftarake dhe kanë refuzuar të zbatojnë urdhrat.

Sir Jeremy Fleming, kreu i GCHQ, tha se këshilltarët e presidentit rus Vladimir Putin, po kanë frikë t’i tregojnë të vërtetën se sa keq është gjendja, transmeton Telegrafi.

Gjatë një fjalimi të rrallë publik të mbajtur gjatë të mërkurës në Australi, ky zyrtar i lartë i inteligjencës britanike tha se “informatat e Britanisë janë të njëjta me ato të Shteteve të Bashkuara, sa i përket dështimit të Rusisë në terren – ndërsa këshilltarët e tij po frikësohen t’i tregojnë të vërtetën Putinit”.

Sir Jeremy tha se Putin e ka gjykuar gabimisht situatën në Ukrainë. Ai madje ka numëruar gjykimet e gabuara nga Putin, i cili ka nënvlerësuar fuqinë dhe rezistencën e ushtrisë ukrainase. Aty përfshihen edhe pasojat ekonomike, “aftësia” e ushtrisë ruse për të siguruar një fitore të shpejtë.

“Kemi parë ushtarët rusë – që kanë mungesë të armëve dhe moralin e kanë në nivelin më të ultë, duke refuzuar të zbatojnë urdhrat – sabotuar makinerinë luftarake, madje aksidentalisht kanë rrëzuar një fluturake të tyre”, shtoi Fleming.

Ai nuk dha detaje se për sa fluturake bëhet fjalë apo nëse përfshihen aeroplanët e shpejtë apo helikopterët luftarakë. Por këto informacione që i bëri publike janë të bazuar në informata që i disponon inteligjenca britanike. /Telegrafi/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

 

Më Shumë

26 vjet nga masakra e Korishës ku forcat serbe përdorën civilët si mburojë, familjarët kërkojnë drejtësi

Familjarët e viktimave civile, që patën pësuar 26 vjet më parë nga bombat e NATO-s, pasi janë përdorur si mburojë nga forcat serbe në Korishë...

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit