14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Shefqet Krasniqi: Zoti nuk ka nevojë për agjërimin tonë, ne kemi nevojë për të

“Ramazani është sprovë, por jo fortë e mundimshme, është testim. Të mirat e Ramazanit janë të larmishme njësoj si dobitë e tij nuk mund t’i mohojë asnjë njeri në këtë dynja – myslimanë dhe jomyslimanë”.

Hoxhë Shefqet Krasniqi, në “Sytë 7”, tha se Zoti nuk ka nevojë për agjërimin tonë – por ne për të, kjo si alternativa më e mirë që të na afrojë me Zotin e madhëruar, njofton Klankosova.tv.

“Ramazani është një dhunti e madhe e Zotit për robërit e tij, është një dhuratë e madhe dhe shumë specifike. Myslimani duhet ta ketë parasysh dhe shumë të qartë se Zoti nuk ka nevojë për agjërimin tonë sikurse nuk ka nevojë për namazin tonë dhe devotshmërinë tonë në përgjithësi. Por, ne kemi nevojë për të”.

“Zoti na ka ofruar alternativën më të mirë që robi nëpërmjet agjërimit të afrohet shumë tek i madhi Zot. Afrimi tek Zoti është qëllimi final dhe esencial se pse është krijuar njeriu. Njeriu është krijuar që të adhuroj Zotin dhe nuk është krijuar që të mbizotërojë e sundojë këtë dynja” thotë Hoxhë Krasniqi.

 

Më Shumë

Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e shtëpisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në orët e pasdites, një person është gjetur pa shenja jete në garazhin e shtëpisë së...

Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suharekë

Edhe tri përballje interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Vëmendja do të jetë padyshim në...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit