10.1 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Presidentja e shtetit flet për vizat me presidenten e Parlamentit Evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim virtual me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola me të cilën diskutuan një sërë temash, që nga liberalizmi i vizave për Kosovën, situata aktuale në Evropë pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës, si dhe përkushtimin e Kosovës për paqe dhe dialog.

Duke e falënderuar presidenten Metsola për përkushtimin e saj për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, Osmani ritheksoi se populli i Kosovës është populli më pro-evropian në botë, prandaj e drejta për të udhëtuar lirshëm duhet garantuar pa vonesë.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

“Vlerat evropiane janë të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe përparimi i vazhdueshëm i vendit tonë në indekset e ndryshme të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit janë dëshmi që e ardhmja jonë e vetme është në familjen evropiane. Ne jemi të përkushtuar që të forcojmë marrëdhënien tonë për një rrugëtim të drejtë e të barabartë drejt Bashkimit Evropian”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në këtë bashkëbisedim, Osmani e informoi Metsola-n për synimin e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, përpjekjet institucionale për rimëkëmbje nga pandemia dhe rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë. Ndërkaq presidentja Matsola e falënderoi Osmanin për bashkërendimin e Kosovës me partnerët perëndimorë për luftën në Ukrainë dhe ritheksoi kërkesën e vazhdueshme të Parlamentit Evropian për përshpejtim të liberalizimit të vizave.

Më Shumë

3 gola, 3 pikë – Liria shkëlqen në Prizren

Liria është rikthyer me fitore të madhe para tifozëve të saj, duke mposhtur Kikën me rezultat bindës 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Përparim...

Më 28 Nëntor në Prizren përurohet shtatorja e komandantit, Tahir Sinani

Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Parkun e Qytetit të Prizrenit do të përurohet shtatorja e komandantit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit