Kur pritet të zbardhen detajet për duelin mes Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua

Data dhe vendi se ku do të përballen Oleksandr Usyk dhe Anthony Joshua në revanshin për titullin e peshave të rënda do të zbulohet brenda dy javëve.

Ukrainasi Usyk, mbajtës i titullit të WBA, IBF, WBO dhe IBO mundi Joshua-n shtatorin e kaluar me vendim unanim në stadiumin “Tottenham Hotspur”.

Usyk – Joshua

Usyk ishte vendosur të përplasej sërish me Joshua-n në pranverë, përpara se Rusia të pushtonte atdheun e tij dhe planet fillestare ndryshuan.

35-vjeçari u kthye në vendin e tij për të luftuar në vijën e parë. Usyk nuk u lëndua dhe ai ka konfirmuar se tani është larguar nga Ukraina për të filluar stërvitjen për luftën e tij për titullin.

Alexander Krassyuk (M) -Oleksandr Usyk (D)

Promotori i Usyk, Alexander Krassyuk tha për “Sky Sports” se “Brenda dy javëve të ardhshme ne presim të finalizojmë detajet”.

“Fundi i qershorit është gjithashtu koha që po shqyrtojmë tani. E mira është se Usyk është tashmë në Evropë për të filluar përgatitjet e tij”, vijoi ai.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit