12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Propozohet marrëveshja për pranim të fajësisë ndaj të akuzuarit Kujtim Gashi, për aksidentin ku vdiq një person

Pas sqarimit edhe të ekspertizës së propozuar nga ana e mbrojtjes, është propozuar që të akuzuarit Kujtim Gashit t’i mundësohet marrëveshje për pranimin e fajësisë në gjykimin ku ai po akuzohet se gjatë vozitjes në gjendje të dehur shkaktoi aksidentin ku vdiq A.B.

Nga seanca e kaluar, mbrojtësi i të akuzuarit Kujtim Gashi, avokat Miftar Qelaj gjykatës i kishte se kanë siguruar një ekspertizë të një eksperti të pavarur, i cili atë e ka bërë mbi bazën e shkresave të lëndës dhe se pas daljes në terren, ka konstatuar një gjendje tjetër faktike nga ajo që ka konstatuar eksperti tjetër, e për këtë ka propozuar që të dëgjohet si ekspert që të jap sqarime të tjera.

Barnatorja bimore ”Bio Drini” po zgjerohet, hap pikën e re në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit

Për këtë eksperti i komunikacionit Bardhyl Abazi i propozuar nga mbrojtja në seancën e sotme deklaroi se mbetet pranë ekspertizës së punuar më dt. 29.11.2021 dhe tha se pas daljes në terren dhe shkresave të lëndës ka konstatuar se pika e goditjes në rrugë është 0.10 metra në shiritin e majtë të drejtimit të lëvizjes së automjetit B, pra në shiritin e motoçikletës apo në shiritin e kundërt të drejtimit të lëvizjes së automjetit A.

Ai shtoi se edhe pse në rrugën ku ka ndodhur aksidenti nuk ka pasur shenja vertikale dhe horizontale, për të dy drejtuesit e automjetit rruga në fjalë ka qënë e njohur andaj që të dy kanë pasur obligim që të mbajnë distancën anësore të nevojshme.

Eksperti tha se sipas rregullave të komunikacionit nëse rruga është e pajisur me sinjalizim adekuat horizontal, çdo drejtues i automjetit ka obligim që të lëviz sa më afër skajit të djathtë të rrugës, dhe se në rastin konkret nuk ka ekzistuar sinjalizimi horizontal, andaj që të dy, sikurse drejtuesi i motoçikletës A dhe automjetit B kanë qënë të obliguar që të lëvizin sa më afër skajit të djathtë të rrugës.

Prokurorja e shtetit, Ervehe Gashi deklaroi se në këtë lëndë kanë dy ekspertiza të komunikacionit, njëra nga ana e prokurorisë dhe tjetra nga ana e mbrojtjes të cilat ekspertiza nuk janë në përputhshmëri me njëra tjetrën sa i përket mendimit përfundimtar, andaj propozoi që të bëhet një super ekspertizë e cila duhet të punohet nga një grup ekspertësh të çështjes.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Po ashtu propozoi që në cilësi të ekspertit të ftohet për tu dëgjuar toksikologu i cekur në raportin e autopsisë së Institutit të mjekësisë ligjore Mr. Nardi Sheqergjiu që të sqaroj rrethanat e përqindjes së shprehur në promila të alkoolit në gjak dhe gjendjes së dehur për të dy pjesëmarrësit në komunikacion.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Kujtim Gashi, avokat Miftar Qelaj kundërshtoi propozimin e prokurores së shtetit për të siguruar një super ekspertizë ngase të dy ekspertët kanë rezultuar se në rastin konkret ka përgjegjësi të ndarë e për këtë arsye kërkoi nga prokuroria që ju mundësojë për të negociuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë mbi bazën e këtyre dy ekspertizave e që për këtë kanë propozuar edhe më herët që të arrihet një marrëveshje e tillë.

Kryetarja e trupit gjykues Ajser Skenderi konstatoi se meqenëse edhe më herët mbrojtja ka propozuar që të arrihet një marrëveshje për pranimin e fajësisë e edhe në seancën e sotme deklaroi të njëjtën, ka obliguar prokurorinë që në afat prej 3 javësh të negociojë me avokatin mbrojtës dhe të akuzuarin që të arrihet një marrëveshje eventuale.

Seanca e radhës do të caktohet eventualisht se a do të ketë marrëveshje dhe nëse jo, atëherë gjykata do të angazhojë grupin e ekspertëve për përpilimin e ekspertizës së komunikacionit.

Prokuroria Themelore në Prizren më 9 nëntor 2021 ka përpiluar aktakuzë kundër Kujtim Gashit, me arsyetimin se ka kryer veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur” nga neni 371, paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal.

Sipas aktakuzës, Gashi më 12 shtator 2021, rreth orës 22:00, në rrugën lokale Suharekë – fshati Peqan, ka drejtuar automjetin e markës “VW Transporter”, në gjendje e paaftë, në ndikim të alkoolit, dhe shkakton aksident në komunikacion rrugor që rezulton me vdekjen e A.B.

Në aktin akuzues thuhet se Gashi derisa ka qene duke e drejtuar automjetin e cekur si më lartë, duke lëvizur ne rrugën me përpjetë dhe me kthesë në të djathtë, me një pjesë te kamionetës del në shiritin e majtë të drejtimit të lëvizjes, ndërsa në atë moment në atë shirit nga ana e kundërt ka qenë duke lëvizur motoçikleta “Scooter”, të cilën ka qenë duke e drejtuar tani i ndjeri A.B.

Aty thuhet se më atë rast vjen deri te goditja me pjesën e përparme të anës së majtë të kamionetës të cilën e drejtonte i pandehuri, me dorezën e anës së majtë te motoçikletës te cilën e drejtonte këtu tani i ndjeri A.B.

Tutje, në aktin akuzues thuhet se si pasojë e goditjes, A.B. rrëzohet dhe përfundon jashtë rruge, ne të djathtë të rrugës. Me këtë veprim thuhet se Gashi shkakton aksident që rezulton me vdekjen e tani të ndjerit A.B., ku shkaku i vdekjes së të njëjtit si pasojë e aksidentit ne trafik është konstatuar ne bazë te raportit të autopsisë të Institutit të Mjekësisë Ligjore, të datës 13 shtator 2021. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Bashkimi synon barazimin ndaj Trepçës për të ruajtur shpresat për titullin kampion

Superfinalet e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës janë në kulmin e tyre, dhe përballja mes Bashkimit dhe Trepçës po vazhdon të ofrojë emocion...

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit