5.3 C
Prizren
E shtunë, 31 Janar, 2026

Vdes kosovari në Zvicër, e goditi vetura derisa po i ikte Policisë

Një shtetas 34 vjeçar i Kosovës i cili kishte ikur pasi qe kontrolluar nga policia është goditur nga një veturë dhe ka pësuar lëndime të rënda. Ai ka vdekur dje në spital, raporton blick.ch.

Siç ka shkruar albinfo.ch, personi në fjalë ishte në kërkim nga policia. Deri sa po ecte në autostradën A1 pranë Baden AG gjatë natës ai është goditur nga një makinë.

E pabesueshme, Presidentja thotë se Prindoni asnjëherë nuk i ka quajtur me…
Këmbësori është shtetas kosovar i cili kishte ndalim të hyrjes në Zvicër dhe po ashtu nuk kishte vendbanim të përhershëm në Zvicër, ka njoftuar të premten policia kantonale në Aargau, shkruan sda.ch. Sipas informacioneve, ai është vënë re gjysmë ore para aksidentit në një pikë karburanti aty pranë për shkak të një zënke dhe është larguar me vrap nga ai vend.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Mjekët dhe policia e kanë gjetur atë me lëndime të rënda. Ai nuk ishte në gjendje të reagonte, ose të fliste. Një ambulancë e ka transportuar atë në spital. Sipas policisë, drejtuesja e automjetit ka shpëtuar pa lëndime por e traumatizuar.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit. Zyra e prokurorit publik në Baden ka hapur hetimet përkatëse.

(Foto: Kapo Aarrgau)

 

Më Shumë

Prizren: Një nga rastet më të rënda, drejtësia të jetë e kujdesshme

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka monitoruar një nga seancat gjyqësore që po zhvillohen në Gjykatën Themelore në Prizren, lidhur me rastin e dyshuar...

Kushtetuesja merr vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit ishte jokushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur se zgjedhja e Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ka...

Lajmet e Fundit