21.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Imzot Dodë Gjergji u uron agjërim të lehtë atyre që u konvertuan në myslimanë

Disa qindra besimtarë katolikë, të shtunën mbrëma kanë festuar Pashkët në Kosovë duke marrë pjesë në ceremoninë kryesore të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.

Mesha ka nisur me simbolikën e zjarrit që simbolizon ngrohjen e dashurisë hyjnore për botën dhe për të gjithë krijesat e tij dhe vazhdoi disa lexime për jetën, mëkatet dhe veprat e Zotit.

 

Imzot Dodë Gjergji ka thënë se vetëm Krishti mund t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Ai madje, me rastin e muajit të Ramazanit, besimtarëve që janë konvertuar në Islam, u ka uruar agjërim të lehtë.

“Dëshiroj të shpreh urimin tonë për të gjithë ata që agjërojnë dhe u uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës, të kenë një agjërim të lehtë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Krishti është shpëtimtar i të gjithë botës jo vetëm i besimtarëve të krishterë, njofton “Klankosova.tv”.

“Edhe pse Krishti është shpëtimtar i yni ne asnjëherë s’duhet menduar se shpëtimi i tij na takon vetëm ne, ai ka vdekur për të gjithë, sidomos shpëtimi u takon edhe atyre që besojnë në fetë abrahamike. Pavarësisht se hebrenjtë nuk e njohin Jezusin si Krisht, ata vazhdojnë ta presin ardhjen e tij, myslimanët e njohin me emrin Isa, i biri i Mejremes, profet i zotit, vetëm se sipas tyre, lavdëria e tij do të shfaqet në ditën e kiametit”, ka thënë ai.

Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

Fjala pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në jetën e re të amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit, që zgjat 40 ditë, që njihet si Kreshme.

 

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Nait Hasanit nuk i lejohet t’i vizitojë ish-drejtuesit e UÇK-së në Hagë

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Nait Hasani, kishte bërë kërkesë për t’i vizituar Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup...

Lajmet e Fundit