20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

“Nuk kam vdekur”, reagon edhe vet agjenti Mino Raiola

Agjenti i njohur i futbollit, Mino Raiola ka reaguar personalisht pas lajmeve për vdekjen e tij.

Mediat e ndryshme evropiane u ‘nguten’ duke raportuar për një vdekje të Raiolas në moshën 54-vjeçare.

E gjitha erdhi pas Raiola ka disa muaj i shtrirë në një spital në Milano, ku pati edhe një intervenim.

Megjithatë, tashmë kanë dalë përgënjeshtrime se lajmi për vdekjen e agjentit të njohur italo-holandez nuk është i vërtet.

Lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit e kanë përgënjeshtruar nga spitali San Raffaelle në Milano, aty ku Raiola po qëndron nga janari, si dhe nga njerëzit e afërt të agjentit.

Tani, pasi lajmi mori bujën ka reaguar edhe vet Raiola me anë të profilit privat në rrjetin social Twitter.

“Gjendja aktuale shëndetësore për ata që interesohen: I mllefosur, për herë të dytë më kanë bërë të vdekur brenda 4 muajve. Duken gjithashtu se janë në gjendje të më ringjallur”, ka shkruar Raiola. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Bashkimi humb Kenny Wooten para ndeshjes vendimtare ndaj Borës

Bashkimi ka marrë një lajm të rëndë para ndeshjes vendimtare të sezonit, pasi qendra amerikane Kenny Wooten ka pësuar një lëndim në dorën e...

“Prapë nata erdhi” – kënga e re e Mentor Mazrekut vjen si baladë e lehtë

Këngëtari Mentor Mazreku ka publikuar këngën e tij më të re, të titulluar “Prapë nata erdhi”, duke sjellë një projekt të ri që vjen...

Lajmet e Fundit