BPSK-ja merr vendim: Më 12 maj fillon greva

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) është pajtuar që më 12 maj të mbahet greva një orëshe.

Arsyetimi i dhënë nga BSPK-ja është se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i BSPK-së, Atdhe Hykolli, ka thënë se vendimi ka qenë unik dhe se më 20 maj do të mbahet protestë.

“Sapo përfunduam takimin mbledhjen e BSPK-së dhe është vendosur që krahas që është hapur një tunel i dialogut social me institucionet tona, me datën 12 maj, kemi vendosur që të fillojmë me një grevë një orëshe për gjithë të punësuarit e Kosovës dhe protestë me datën 20 maj”, ka thënë Hykolli.

Ndërsa kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka njoftuar se pas grevës e protestës, nëse nuk përfillen kërkesat e tyre, do të mbahet grevë e përgjithshme.

“Sindikatat do të shkojnë në grevë të përgjithshme duke e paralizuar edhe sistemin arsimor dhe sektorët tjerë. Po i japim hapësirë dialogut, e ky veprim do të shihet më 12 maj, me grevën një orëshe dhe protestën më 20 maj që besoj se do të jetë madhështore”, ka deklaruar Jasharaj.

Më Shumë

Totaj pret delegacion nga Washingtoni, nis programi “America250” në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot në Prizren një delegacion të veçantë nga Washington D.C., të udhëhequr nga Dr. Faton Bislimi,...

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit