Lehtësohen masat kundër Coronavirusit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë, ka marrë vendim për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, para kabinetit qeveritar tha se situata epidemiologjike në Kosovë është stabile dhe për këtë arsye propozoi lehtësimin e masave anti-COVID.

Ai nuk bëri të ditur se cilat nga masat do të lehtësohen, por kërkoi nga kabineti që të votojnë pro propozimit të tij.

Sipas Latifit, këto masa të propozuara në këtë vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll.

“Ashtu siç potencoi kryeministri, jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri tash për COVID-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll. Ju ftoj që ta votoni këtë propozim-vendim”, tha ai.

Masat e reja Qeveria do t’i bëjë publike më vonë gjatë ditës./Telegrafi/

Më Shumë

Ardian Krasniqi shpallet kampion i Evropës pasi mposhti Vinko Zadro

Boksieri Ardian Krasniqi ka arritur një sukses të madh në karrierën e tij, duke mposhtur kroatin Vinko Zadro dhe duke u shpallur kampion i...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit