Pajtim gjaqesh

Hajdar Mallaku

Para duarve të shtrënguara nyje
U ndal dora jote vrastare, kanun,
Dhënë besa atdheut e plakut të urtë
Themel që të bëhet në kalanë e gurit.

Krenaria e maleve i dha dorë pikëllimit
Fushave do t’ua japim emrin e pajtimit,
Gojëkqinjtë dorën e gojës dënuar nemitje
Krushqit e lirisë përditë e në rritje.

Shpinën s’do ta ruajmë vëllai me vëlla
Muranat ndjellëvrasëse atdheut kala.
Të ngujuarve diell, të vdekurve ngushëllim,
Qetësi shpirtit vluar, gjakut përdëllim.

(Poezia është marr nga libri “Dialog me të gjithë”)

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Zafir Berisha bën thirrje për mbështetje të Ramush Haradinajt në zgjedhjet e 7 qershorit

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që në zgjedhjet e 7 qershorit të mbështesin...

Lajmet e Fundit