18.8 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

“Play-off”/ Përballje të zjarrta në gjysmëfinale

Emocionet po rriten dhe adrenalina po shtohet. Gjysmëfinalet e Play-off-it pritet të sjellin përballje të zjarrta.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Takimi i parë është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës.

Ylli ishte lider në garat e rregullta dhe kampion aktual, ndërsa prishtinasit në çerekfinale eliminuan Prizrenin 16. Në garat e rregullta therandasit kishin 22 fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit 15 fitore e 13 humbje. Në katër përballjet direkte të këtij edicioni, katër fitore shënoi skuadra nga Theranda.

Të dy skuadrat synojnë të nisin me fitore serinë e “play-off”-it të gjysmëfinaleve. Përballja tjetër është ndërmjet Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit përfunduan garat e rregullta në pozitën e dytë, kurse pejanët eliminuan Bashkimin për tu kualifikuar në gjysmëfinale. Në Kampionat, ‘Xehetarët’ kishin 19 fitore e nëntë humbje, ndërsa verdhezinjtë 18 fitore e dhjetë humbje.

Në Superligë u përballën katër herë, ku tri fitore shënuan mitrovicasit dhe një pejanët. Në Kupë gjithashtu kishte fituar skuadra nga Mitrovica, që fitoi trofeun e çmuar, kurse skuadra nga Peja ka fituar titullin e Ligës Unike. Të dy skuadrat duan trofeun e dytë për këtë edicion.

Gjysmëfinalet 

Të shtunën takohen:

20:30 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

Të dielën takohen:

17:00 Trepça – Peja

Më Shumë

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet. Më 12 tetor, Arben Hoxha, kandidat i LDK-së, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit me numrin 26. I lindur dhe...

Zbulohen substanca narkotike në pikën kufitare në Vërmicë, i dyshuari dorëzohet në DHTN Prizren

Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në...

Lajmet e Fundit