Bie nga kulmi ku ishte duke punuar-edhe një rast i lëndimit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje është lënduar një punëtor në vendin e tij të punës.

Sipas raportit të policië, ngjarja ka ndodhur në Prizren, ku raportohet se viktima mashkull përderisa ka qenë duke punuar në kulmin e një pike të derivateve është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor, derisa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

ASGJËSIMI, DËMTIMI OSE HEQJA E PAJISJEVE MBROJTËSEDHE RREZIKIMI I SIGURISË NE VENDIN E PUNËS & LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Rr. Besim Shala, Prizren 13.05.2022 – 14:20. Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ka qenë duke punuar në kulmin e një pike të derivateve është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor, rasti vazhdon të hetohet.

Më Shumë

Prizreni gati për spektaklin Kosovë – Shqipëri në basketboll

Palestra sportive “Sezai Surroi” në Prizren do të jetë nikoqire e një tjetër ngjarjeje të rëndësishme basketbollistike, ku më 2 korrik, me fillim nga...

Malisheva përballet sot me Rilski Sportist, pas fitores ndaj Sepsi OSK

Pas një starti pozitiv në fazën përgatitore, FC Malisheva do të zhvillojë sot testin e dytë kontrollues, ku do të përballet me skuadrën bullgare...

Lajmet e Fundit