1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Turqia do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Këshillin e Evropës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, në një takim me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, në NATO dhe në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar para gjashtë ditësh, si dhe në organizatat e tjera rajonale dhe më gjerë.

Në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin e mirë të deritanishëm në mes të dy ministrive si dhe u theksua nevoja për intensifikim të mëtejmë të bashkëpunimit në mes të të dy ministrive të mbrojtjes dhe të dy forcave, që është në funksion të paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Po ashtu, dy ministrat biseduan për zhvillimet gjeopolitike, pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimit të tij në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”.

“Mehaj e falënderoi homologun e tij për rolin dhe kontributin e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, në ndërtimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, e në anën tjetër, ministri turk i mbrojtjes, Akar e ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Turqisë për Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, thuhet në njoftim, transmeton KlanKosova.tv.

Më Shumë

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Driton Selmanaj në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka folur për zgjedhjet e parakohshme të 28...

Lajmet e Fundit