10.7 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare

Posta e Kosovës të martën ka lëshuar në treg pullën postare për të shënuar 30-vjetorin e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale, të parave pas daljes nga sistemi i atëhershëm.

Pulla postare është emërtuar “30-vjetori i zgjedhjeve parlamentare-presidenciale”. Ka bërë të ditur Posta përmes një njoftimi të martën.

“Në Kosovë, më 24 maj 1992, me simbolikë shtet-formuese, mbi 89% të qytetarëve të Kosovës votuan për të zgjedhur presidentin e Republikës së Kosovës dhe 100 deputetë për Parlamentin e Kosovës. Me shumicë të votave dr. Ibrahim Rugova u zgjodh president i Republikës së Kosovës. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare e presidenciale të vitit 1992, e dëshmoi përpjekjen e popullit për një shtet demokratik, prandaj përmes imazhit të kësaj pulle postare, Filatelia e Postës së Kosovës e nderon këtë ngjarje historike të vendit tone”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Kohë lufte

Enver Sulaj Sa të bukura janë fjalët Sa të trishtueshme dhembjet Kur sytë ke mbyllur E mbi kokë të rrinë engjëjt. Nuk është kjo jeta e ëndrrave As pikëshikimi i...

Sot, mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të...

Lajmet e Fundit